Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 21 vjeçar nga Shkupi pasi gjatë identifikimit të tij për mosmbajtje të maskës si pasojë e masave mbrojtëse nga Covid-19, i njëjti kishte fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 10.30 pranë një shkollë në rrugën “Branko Zarevski” në Shkup.