Pas një hetimi tre javor, autoritetet turke bënë të ditur se numri i emigrantëve të cilët pësuan gjatë përmbytjes së një anijen me emigrantë në liqenin Van në lindje të Turqisë u rrit në 54. Nëntë trupa tjerë janë nxjerrë nga liqeni gjatë ditës së djeshme.
“Anija, e cila u fundos më 27 qershor, transportonte mes 55 dhe 60 emigrantë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu.
Pesë persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. Liqeni Van gjendet në afërsi të kufirit me Iranin, prej ku emigrantët nga Irani, Afganistani dhe vende të tjera shpesh herë kalojnë në Turqi që të arrijnë deri në Evropë.