Institucioni publik shëndetësor Qendra për shëndet publik – Ohër, nesër, e shtunë dhe në dy ditët në vijim në rajonin e komunës së Dibrës do të realizojë spërkatje kundër mushkonjave.
Kjo është në bazë të Ligjit për mbrojztje të popullatës nga sëmundje infektuese dhe në bazë të vendimit të Këshillit të komunës së Dibrës për zbatimin e dezinfektimit parandalues sistematik në territorin e komunës.
Spërkatja do të kryhet në periudhën nga ora 18:00 deri në orën 06:00, me aparat për ULV spërkatje të ftohtë.
Për këtë luten bletarët dhe kooperativat e bletëve të ndërmarrin masa përkatëse për mbrojtjen e bletëve.
Qendra për shëndet publik thekson se në rast të paraqitjes së kushteve jo të volitshme të motit (erë dhe shi) dezinfektimi shtyhet për ditën tjetër me kushte të volitshme. /MIA