Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vlerësoi se kryesimi gjerman me Këshillin e BE-së, që fillon sot, është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.
“Gjermania ka mbështetur vazhdimisht pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, kështu që kryesimi i aleatëve të BE-së, siç është Gjermania, është lajm i mirë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai shtoi se kancelarja Merkel i kupton nevojat e Kosovës, transmeton Kosova onllajn.
Haradinaj tha se nuk kishte dyshim se gjatë kryesimit së Gjermanisë me BE-në, “energjia e re” do të përfundonte procesin e liberalizimit të vizave dhe do të përmirësonte proceset e integrimit evropian. /MIA
Kosovë-Shqipëri Haradinaj thotë se Merkel i njeh nevojat e Kosovës