Zaev: Rreth 200 milionë euro përkrahje financiare vjetore për bujqësinë dhe zhvillimin rural në mandatin e ri

Tre vite LSDM-ja përmes Qeverisë që e udhëheq tregon se çka do të thotë kujdesi për bujqit. Me politika të përgjegjshme dhe të ndershme, e kemi kthyer dinjitetin e bujkut tonë, e çmojmë dhe vlerësojmë punën e tij. Për vetëm tre vite përkrahja financiare në bujqësi arriti vlerën rekorde prej 430 milionë euro dhe arrin deri te bujqit e vërtetë individuale, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai shtoi se subvencionet janë rritur dhe se tërë pagesa sot është joselektive, e rregullt dhe, siç tha, që është më me rëndësi, me kohë, ndërsa bujqit paratë i marrin atëherë kur kanë nevojë më shumti për to.

“Për prodhimin e duhanit, sipas të cili është e njohur komuna Krivogashtani, por edhe tërë rajoni i Prilepit, kemi siguruar rritjen e subvencioneve dhe atë 80 denarë për klasin e parë, 70 denarë për të dytin dhe 60 denarë për të tretin, të katërtin dhe klaseve shtesë. Kjo do të thotë më shumë para te bujqit, të cilët e kultivojnë këtë kulturë, por edhe motiv që të kultiuvojnë klase më cilësore të duhanit. Këtë vit bujqit të cilët kanë prodhuar duhan, kanë mbledhur në buxhetet e tyre familjare më shumë se 125 milionë euro”, tha ai.

Kryetari i LSDM-së thotë se angazhimi i kësaj partie gjatë katër viteve të ardhshme është i qartë – përkrahje ndaj prodhuesve të duhanit, por edhe ndaj të gjithë bujqve, kopshtarëve dhe blegtorëve të vazhdojë të rritet sa më shumë.

Jemi të bindur, thotë ai, se bujqit shohin se kush me të vërtetë kujdeset për ta, e kush 11 vite si pushtet dhe tre vite si opozitë manipulon dhe e shkel mundin e tyre. Për këtë shkak, vazhdoi, është i bindur se më 15 korrik bujqit do të zgjedhin subvencione më të larta, plasman të sigurtë dhe më shumë para në buxhetet e tyre dhe nuk do të lejojnë që sërish VMRO-DPMNE-ja të shkel ndaj punës së tyre./MIA

  • TAG