Milton Glaser, dizajneri i njohur amerikan që krijoi logon “I ♥ NY”, ka vdekur në moshën 91- vjeçare.
Logon, që është po aq sa e njohur dhe e imituar, ai e ka krijuar në vitin 1977.
Ai gjithashtu ka krijuar një poster të famshëm botëror të Bod Daylan me flokë psikedelike dhe ishte bashkëthemelues i revistës New York.
Gruaja e tij, Shirley, tha për New York Times, se shkak i vdekjes ka qenë një goditje në tru./E.B-dritare.net