Bartësi i njësisë zgjedhore 2 dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski sot realizoi takim me pensionistët e komunës Butel, ku theksoi se në programin zgjedhor “Rindërtim për Maqedoninë” është parashikuar rritje e pensioneve.
“VMRO-DPMNE gjithmonë është kujdesur për pensionistët, gjithmonë kanë qenë prioritet dhe shpresoj se me programin e ri “Rindërtim për Maqedoninë” menjëherë do ta ndjejnë atë me rritjen e pensioneve”, tha Misajllovski.
Aie kërkoi mbështetjen e pensionistëve duke u bërë thirrje të dalin dhe të japin mbështetje për VMRO-DPMNE-në dhe rindërtimin e Maqedonisë, që së bashku ta ndryshojnë këtë pushtet.
– Advertiseme