Të gjitha seancat dhe debatet publike të caktuara për javën e ardhshme në Departamentin penal të Gjykatës së Apelit Shkup anulohen, informojnë sot nga Gjykata e Apelit.
“Anulohen të gjitha seancat publike dhe debatet e caktuara në Departamentin penal të Gjykatës së Apelit Shkup për ditët 29 dhe 30 qershor 2020 dhe për ditët 01, 02 dhe 03 korrik 2020”, qëndron në kumtesën e Gjykatës së Apelit Shkup.
Për ditën e mbajtjes së seancave të anuluara palët dhe opinioni plotësisht do të njoftohen./MIA
Maqedoni Anulohen të gjitha seancat dhe debatet javën e ardhshme në Departamentin penal...