Sektori për Kontroll të Brendshëm, hetime për krime dhe standarde profesionale në Ministrinë për Punë të Brendshme deri në Prokurorinë Publika ka dorëzuar padi penale ndaj personit M.A, i punësuar si polic në stacionin policor për kontroll kufitar në Tabanoc, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”, njoftojnë nga MPB.
“I denoncuari më 10 qershor në cilësinë e nëpunësit policor për kontroll të pasaportave në hyrje të shtetit, ka mundësuar hyrjen e një të mituri me iniciale A.S nga Kavadari pa e regjistruar në sistemin elektronik për kontroll të udhëtarëve dhe makinave, e njëkohësisht nuk ka kërkuar aa test negativ PCR për COVID-19 për personin e mitur, gjegjësisht nuk e ka orientuar në karantinë shtetërore, me çka ka vepruar në kundërshtim me masat që janë në përputhje me Vendimet e Qeverisë së RMV-së” shkruhet në njoftimin e policisë.
Në raport po ashtu thuhet se rasti është zbuluar në ditën e njejtë kur ka ndodhur, rreth orës 19, kur nëpunës policorë të Sektorit për Siguri në Trafik, gjatë kontrollit të rregullt e kanë ndaluar makinën në të cilën udhëtonte edhe fëmija i mitur, e ku është konstatuar se hyrja në shtet nuk është bërë në mënyrë të rregullt, pa test PCR negativ dhe pa vendim për karantinë.
Pas kësaj, thuhet në njoftimin e policisë, Sektori për Kontroll të Brendshëm ndaj nëpunësit policor M.A ka ngritur nismë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore para komisionit kompetent në Ministrinë e Brendshme./TV21






