Fauci: Mbajtja e maskave mbrojtëse nuk është çështje politike

Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases Dr. Anthony Fauci wears a face mask as he waits to testify before a House Committee on Energy and Commerce on the Trump administration's response to the COVID-19 pandemic on Capitol Hill in Washington on Tuesday, June 23, 2020. (Kevin Dietsch/Pool via AP)

Mbajtja e maskës në publik për t’u parandaluar përhapja e koronavirusit nuk duhet të jetë çështje politike, paralajmëroi infektologu kryesor amerikan, Anthony Fauci.

“Nuk ekziston një formulë për virusin. Nuk duhet kjo të jetë çështje politike. Kjo është çështje shëndetësore. Harrojeni politikën – shikojini të dhënat”, deklaroi Fauci, transmeton CNN.

Ai shtoi se analiza për përdorimin e maskave mbrojtëse tregon qartë se ato kanë efekt dhe e ulin rrezikun e transmetimit të virusit.