Bullgaria vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 korrik

Qeveria e Bullgarisë solli vendim që ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 korrik për shkak të valës së re të të infektuarve me koronavirusin e ri, deklaroi ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Bullgaria kohë më parë i zvogëloi masat restriktive, por javën e kaluar, për shkak të 606 rasteve të reja, që është rrija më e madhe javore e rasteve pozitive në vend prej fillimit të pandemisë, vendosi ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme.

Sot në mëngjes janë evidentuar 130 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Bullgari është 4.114, ndërsa të vdekur janë 208 persona.