“Tash është koha, shtet për të gjithë” / Koalicioni ASH – AAA publikon moton e fushatës

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa prej sonte kanë filluar fushatën me moton “Tash është Koha”. Ne njoftimin e këtij koalicioni, thuhet se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha që edhe për shqiptarët të vijë demokracia. Platforma e koalicionit mes këtyre dy partive e nënshkruar muaj më parë, titullohet “Shtet për të gjithë”.

Ja njoftimi i plotë i Koalicionit ASH-AAA:

Me kënaqësi ju njoftojmë se prej sot, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, fillon me fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me moton “Tash është koha”. Ka ardhur koha që edhe tek shqiptarët të vijë demokracia.

Tash është koha për ndryshime tek shqiptarët.

Tash është koha për të drejta të barabarta!

Tash është koha për investime edhe për shqiptarët!

Tash është koha për drejtësi që nuk i përzgjedh qytetarët në bazë të përkatësisë etnike, fetare e politike!

Tash është koha për arsim cilësor!

Tash është koha për shëndetësi të mirëfilltë!

Tash është koha për shtet për të gjithë!