Një ndër moderatoret më të zëshme, Roza Lati, e ka festuar ditëlindjen.
Ajo ka mbushur 32 vite jetë dhe i ka habitur të gjithë pasi për nga pamja askush nuk ia jep aq. Me rastin e kësaj dite të veçantë i është organizuar festë, pamje nga e cila ka publikuar në Instagram.
Roza zgjodhi ti publikojë vetëm 2 foto nga festa e ditëlindjes së 32-të mirëpo u premtoi fansave se në ditët në vazhdim do të sjell më shumë dhe do të ketë edhe video.
“Per Zotin une jam vajze më me fat! Se kam miq te vertete! Jam shume e lumtur! Po festoj ditelindjen me njerezit e mi! Sorry qe nuk po postoj shume, por hey…. shume shpejt vijne fotot dhe ne YouTube do publikoj videon e ditelindjes sime! 💕”, ka shkruar Roza.