Shekerinska: Ekologjia nuk është e rrezikuar me poligonin ushtarak “Krivollak”

Ekologjia nuk është e rrezikuar nga poligoni “Krivollak”, iu përgjigj ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, pyetjeve të gazetarëve nëse do të jemi në ndonjë rrezik me përdorimin më të madh të këtij poligoni ushtarak.

“Ne e patëm këtë diskutim vitin e kaluar dhe nuk donim të mbeten vetëm fjalë, por donim të bisedonim me fakte dhe të dhëna. Kështu që vitin e kaluar, për herë të parë në historinë e Armatës sonë, kemi pasur monitorim të vazhdueshëm të të gjithë parametrave mjedisore gjatë një stërvitjeje. Dhe bazuar në atë bashkëpunim me komunitetin akademik në shtetin tonë, kemi treguar se stërvitjet e atij kalibri, me të njëjtën madhësi si vitin e kaluar, nuk shkaktuan ndonjë ndikim negativ, sepse morëm të gjitha masat e mbrojtjes. Jam e sigurt se do të bëhet standard, që në pothuajse çdo stërvitje madhore do të kemi monitorim të të gjithë parametrave mjedisorë”, theksoi zëvendëskryeministrja Shekerinska.

Qytetarët, shtoi ajo, mund të mbështeten te Armata që i mbron ata nga rreziku, i mbron ata nga epidemitë, duke i mbrojtur edhe gjatë krizave, “derisa nuk i rrezikojnë përmes mjedisit jetësorë dhe numrat e tregojnë këtë”.