Informim nga shtabi i krizës pranë Komunës së Likovës
– Të nderuar qytetar të Komunës së Likovës, nga Qendra për shëndet publik , na informuan se gjatë 24 orëve të fundit, prej gjithësejt 24 rasteve të reja në regjionin e Kumanovës, 9 janë raste pozitive me virusin korona Covid19 nga Komuna e Likovës.
– Lusim të gjithë qytetarët që maksimalisht të respektojn rekomandimet/udhëzimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe organeve të tjera kompetente,
– Bëjmë thirrje për një disiplinë të rreptë dhe kujdes ndaj shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh.
– Rastet e reja brenda 24 orëve të fundit sipas vendbanimeve :
F. Mateç – 2 ;
F. Likovë – 2 ;
F. Llojan- 1 ;
F. Sllupçan – 3 dhe
F. Vaksincë – 1.