Hoti e nis ditën me homazhe te shtatorja e Ibrahim Rugovës

Kryeministri Avdullah Hoti e ka nisur ditën sot duke bërë homazhe te shtatorja e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Homazhet e sotme bëhen për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Përveç para shtatores së Rugovës, Hoti ka nderuar edhe ushtarët e NATO-s që kanë rënë në Kosovë si dhe ka vendosur lule edhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.