Atentat me armë në Tiranë, vritet një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjte tek “Komuna e Parisit” në Tiranë. Një person është qëlluar me armë rreth orës 22:00 dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Dyshohet se objektivi i atentatit është qëlluar teksa ishte në veturë. Ngjarja ka ndodhur në buzë të rrugës në një zonë mjaft të populluar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.