Turqi, arrestohen 25 të dyshuar të FETO-s

Rreth 25 të dyshuar sot u arrestuan në të gjithë Turqinë për lidhje të pretenduara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron prapa grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit, përfshirë tre oficerë policie dhe pesë mësues, u mbajtën pas lëshimit të urdhrave të arrestit dhe akuzohen se kanë qëndruar në konvikte të lidhura me FETO-n në veri-perëndim të Turqisë, si dhe kanë qenë anëtarë të grupit terrorist.

Forcat e sigurisë zhvilluan operacione të njëkohshme në provincat Balıkesir, Stamboll, Izmir, Bursa, Kütahya, Antalya, Ağrı dhe Şırnak.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.