Varheji ka biseduar me Zaevin dhe Mickoskin për zgjedhjet dhe gjendjen me Kovid-19

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji sonte me telefon ka biseduar me liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Siç ka publikuar Varheji në Tuiter, temë e diskutimit kanë qenë ndodhitë shëndetësore, politike e ekonomike në vend dhe gjendja me Kovid-19.

“Sonte kamë biseduar me liderët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të theksojmë rëndësinë për zgjedhje të lira, korrekte dhe inkluzive në Maqedoni të Veriut duke marrë parasysh situatën me Kovid-19 si dhe nevojën e masave efikase për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar mes tjerash Varheji në Tuiter.

Përveç tuitit të shkurtë, Varheji nuk zbulon më shumë detaje nga biseda me Zaevin dhe Mickoskin.