Japoni, asnjë rast me koronavirus brenda 24 orëve

Media japoneze raportojnë se në vendi nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus brenda 24 orëve.

Sipas një raporti të transmetuesit kombëtar NHK, zyrtarët japonezë të shëndetësisë theksuan se nuk janë zbuluar infeksione të reja në vend, duke e mbajtur numrin e përgjithshëm në 17.223.

Rreth 712 raste shtesë ishin nga një anije lundrimi Diamond Princess, e cila u fut në Japoni këtë shkurt.

Numri i vdekjeve me COVID-19 qëndron në 932, duke përfshirë 13 nga anija.

Me 5.396 raste, kryeqyteti Tokio ishte zona më e goditur në Japoni, e ndjekur nga prefekturat Osaka dhe Kanagawa me 1.785 dhe 1.395 raste.

Zyrtarët japonezë theksuan se 209 raste me COVID-19 u zbuluan në aeroporte, përfshirë 173 persona që u kthyen nga Kina me fluturime speciale të qeverisë, sipas raportit të NHK.