Korrigjimi i kufijve rritë përkrahjen e qytetarëve në Kosovë

Ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë ka rritur përkrahjen e qytetarëve në Kosovë.

Arritjen e marrëveshjes përfundimtare me shtetin fqinj sipas këtij skenari e mbështetësin rreth 30 për qind të qytetarëve. E, 90 për qind prej tyre janë të pakënaqur me status-quon aktuale me Serbinë, për këtë 70 për qind e tyre kërkojnë që të rifillojë dialogu.

Këto të dhëna u publikuan sot nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me rastin e prezantimit të hulumtimit/sondazhit: ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Vëllimi III’.

Profesori ndërkombëtar që ishte aranzhuar në këtë hulumtim, Anthony Heath tha se skenari i korrigjimit të kufijve për njohje nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB po rrit përkrahjen qytetare.

“Këtu kemi gjetur se 29 për qind të shqiptarëve dhe pastaj kemi serbët 75 për qind që thonë se donë të bëjnë rregullimin, apo korrigjimin. Sa i përket respodentëve shqiptarë, e kemi përqindjen d.m.th. 67 për qind me 39 që të cilët ndoshta nuk do të mbështesin definitivisht skenarin e korrigjimit të kufijve. Një korrigjim i kufirit e ka një mbështetje më të madhe nga ana e shqiptarëve”, tha Heath.

Krahas kësaj, ai tha se ka një pakënaqësi të madhe me gjendjen aktuale me Serbinë, sipas tij vetëm 12 për qind janë në përkrahje të këtij opsioni.

“Sa i përket trendëve në lidhje me skenarin e parë sa i përket status-qou-së mund të shohim nëse diçka është ngrit është mos kënaqësia. Është një ndryshim i madh sa i përket respodentëve që kanë pakënaqësi me status-quo e tanishme. Ka një ngritje nga 66 për qind në hulumtimin e dytë dhe hulumtimin e tretë. Kështu që vazhdimi i status-quo ka pakënaqësi të madhe”, tha ai.

Derisa tha se në bazë të hulumtimit vetëm 15 për qind e mbështesin skenarin se për njohjen nga Serbia duhet dhënë kompetenca ekzekutive komunave serbe në Kosovë.

“Analizat tregojnë se në dy komunitetet shqiptar dhe serbë 70 për qind janë shumë, apo deri diku që të fillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Siç kemi pa nga shifrat respodentët serbë kanë qenë më pak entuziast dhe më pak e kanë përkrahur fillimin e dialogut”, tha ai.

Sipas këtij, sondazhi 54 për qind e qytetarëve e refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia. Të përfshirë në këtë sondazh kanë qenë të përfshirë dhe pakicat serbe.

Ndryshe, sondazhi është dashur të prezantohet në muajin mars, por për shkak të rrethanave rreth pandemisë globale COVID-19, ka qenë e pamundur që të bëhet më herët një gjë e tillë./KosovaPress/