Shtetet duhet të ndërmarrin hapa që të lejojnë pothuajse 200.000 marinarë të cilët mbahen në anije të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të kufizimit në luftën kundër pandemisë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Ata theksojnë se marinarët janë të lodhur dhe po përballen me probleme mentale, sepse ata në anije janë katër muaj pasi duhej ta përfundojnë punën e tyre, lajmëroi DPA.
“Gjendja e këtillë e rrezikon shëndetin dhe sigurinë e tyre në trafikun detar. Nevojitet aksion që të sigurohet punë e denjë për marinarët. të shmangen aksidentet dhe katastrofat detare në mjedisin e jetesës”, tha Gaj Rajder, drejtor i përgjithshëm i kësaj organizate.
Gjithashtu, marinarët nuk munden t’i zëvendësojnë kolegët, për shkak të ndalesës për zëvendësim të ekuipazhit, që është në fuqi që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
“Qeveritë duhet t’i shënojnë marinarët si punonjës puna e të cilëve është e pashmangshme në pandemi, t’i lejojnë të kthehen në shtëpi të sigurt dhe t’i zëvendësojnë me ekuipazh të ri”, shtoi Rajder./mia