Në shtetin Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ndodhur 7 tërmete brenda 12 orëve.
Oklahoma e cila ndodhet në pjesën qendrore të SHBA-ve, brenda 12 orëve duke filluar nga pasdita e së dielës është lëkundur nga 7 tërmete.
Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti i parë ndodhi në kufirin me shtetin Kansas.
Tërmeti më i fuqishëm ishte tërmeti i dytë me magnitudë prej 2.9 ballësh sipas Rihterit.