Kosovë, Hoti merr detyrën pa pranim-dorëzim

Në mbledhjen e parë të Qeverisë, Hoti tha se përbërja e re e Qeverisë ka për obligim që t’i japë frymë demokracisë së brendshme në respektin të rendit dhe ligjit dhe t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Përplasjet mes ish partnerëve të koalicionit LDK-Vetëvendosje kanë vazhduar në Kuvend gjatë debatit për formimin e një komisioni hetimor për menaxhimin e pandemisë, ndërsa kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani nuk i ka dhënë fjalën kryeministrit Avdullah Hoti

“Fatkeqësisht presidenti i Serbisë është krenuar dhe mburrur me një donacion të cilin nuk ke kemi vënë në funksion”, tha Besa Gaxheri nga LDK.

“E kemi edhe një zëvendëskryeministër tani nga Lista Serbe, i cili iu ndihmon sigurisht të kuptoni se ku kanë shkuar ato”, pohoi Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kreu u Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se Qeveria e re e udhëhequr nga Avdullah Hoti është “qeveri e paligjshme” dhe siç është shprehur ai është “ qeveri koti”. Nga ana tjetër kreu i LDK-së Isa Mustafa kritikoi Kurtin dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmanin për bojkotim të bashkërenditur. Hoti u zgjodh kryeministër me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim.