Rasti “Balluku”, Komisionerja Marta Kos: Po e monitorojmë shumë mirë! Me rëndësi reagimi i SPAK kundër korrupsionit

Në një intervistë për Politico, komisionerja evropiane Marta Kos ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke u ndalur te çështjet “Balluku”. E pyetur mbi situatën aktuale, përfshirë hetimet e SPAK dhe rastet që lidhen me ish-zyrtarë të lartë, Kos u shpreh se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm.

“Shqipëria ka bërë një punë ekselente dhe është në rrugën e duhur sa i përket reformës në drejtësi. SPAK po bën një punë shumë të mirë dhe është normale që të ketë raste të tilla në këtë fazë”, deklaroi ajo.

Kos theksoi se institucionet evropiane po monitorojnë nga afër zhvillimet, duke përfshirë edhe rastet konkrete që janë në hetim, ndërsa nënvizoi se më e rëndësishme është mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj tyre. Ajo shtoi se sfida kryesore për vendet kandidate mbetet jo vetëm krijimi i një kuadri të fortë ligjor, por edhe ndryshimi i perceptimit shoqëror ndaj korrupsionit. “Mund të kesh legjislacionin më të mirë kundër korrupsionit, por nëse ai pranohet nga shoqëria, atëherë kemi një problem tjetër”, theksoi Kos.