Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, u takua me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Në takim u diskutua rrjedha e procesit të anëtarësimit, axhenda e reformave të vendit, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes.
Duke përshëndetur bashkëpunimin konstruktiv dhe të hapur me Komisionin Evropian dhe shërbimet e tij, Mucunski theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e angazhuar në arritjen e përparimit në procesin e integrimit dhe plotësisht e mobilizuar në përmbushjen e reformave të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të Axhendës së Reformave.
Në këtë drejtim, u mirëprit progresi në disa nisma që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë, siç është hyrja në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (SEPA) dhe aktivitetet për t’u përafruar me rregullat e roaming-ut të BE-së.
Biseda ngriti gjithashtu disa çështje të tjera aktuale në fushën e bashkëpunimit sektorial me Bashkimin, me fokus në integrimin ekonomik dhe lidhshmërinë.



