Komuna e Zhelinës fillon asfaltimin e rrugës Merovë-Sallarëvë

Komuna e Zhelinës ka nisur sot një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore për banorët e kësaj zone. Kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Merovë dhe Sallarëvë.

​Sipas pamjeve të publikuara, makineritë e rënda janë tashmë në teren dhe po punohet me intensitet të lartë për shtrimin e shtresës së re të asfaltit. Ky projekt pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e banorëve dhe të rrisë sigurinë rrugore në këtë pjesë të Malësisë së Zhelinës.