Covid-19, mbi tre milionë të shëruar në mbarë botën

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri Covid-19 tashmë ka kaluar shifrën e tre milionëve.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 3.068.482 persona.

COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 382.531 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 6.455.108.