Një orë para seancës për votimin e qeverisë së re Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, një orë para seancës për votimin e qeverisë së re do ta mbledh kabinetin qeveritar.

Kurti për Klan Kosova tha se po shkon drejt qeverisë për ta marrë vendimin për ndarjen e 60 mijë eurove (nga 30 mijë) për familjet e dy punëtorëve të Minerës së Artanës, që humbën jetën dje.

Dita e sotme mund të jetë e fundit si kryeministër për Albin Kurti, pasi nga ora 11:00 parashihet të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re të kryesuar nga Avdullah Hoti.