Para pak minutash ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të vendoset për mbajtjen e seancës për votimin e qeverisë së re.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar kërkesën e nënshkruar nga 61 deputetë që seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti të mbahet nesër në orën 11:00.