Janë 3 grupa relativisht të mëdha të rrjetit të “ujësjellësit të ri”, të cilat disa muaj qëndrojnë hapura, e që gjenden rreth rrugës së Pendës së Likovës, njofton portali “Kumanova Sot”.
Rreziku është i madh per shume vetura që qarkullojne tek dy Pendat e Likoves, sidomos kur njerëzit kompetentë të komunes ne radhe te parë, por edhe ndermarrjes kompetente qe realizon punimet, nuk insistojnë qe keto gropa te rrethohen me sinjalistikë të nevojshme konform normave ligjore dhe shenjave të trafikut qe paralajmërojnë punime në rrugë. Edhe pse ankesat e qytetareve jane te shumta,autoritetet komunale asgje nuk kane ndermarre per ta detyruar ndermarrjen qe kryen punimet, per te siguruar vendin nga ndonje pasojë eventuale.
Nuk eshte hera e pare qe nderhyrje te tilla kanë ndodhur ne kete lokacion, nderkohe qe autoritetet nuk kane deshmuar asnje doze minimale pergjegjesie per rrezikun e qytetareve qe qarkullojne ne kete rajon.





