Skandal në Kumanovë, i mori për vete paratë e donacioneve

Anëtari i Bordit të drejtorëve të Klubit të Basketbollit “Kumanova 2009 АD”, është denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, në momentin kur vetes dhe 2 personave tjerë, në mënyrë të jashtëligjshme, i ka paguar rreth 5 milionë denarë nga donacionet.

Drejtoria e Policisë Financare ka parashtruar denoncim penal ndaj V.B., anëtar i Bordit të drejtorëve të Shoqatës për veprimtari sportive, Klubit të Basketbolli “Kumanova 2009 AD”. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, konform nenit 353, pika 4 dhe 5, nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Sipas informacioneve të buletinit policor, V.B. i ka shkelur autorizimet e tij që parashihen nga shoqata, duke vepruar në kundërshtim nenit 14-d, nga Ligji për sport dhe marrëveshja për donacione e firmosur mes “Stopanski Banka AD Skopje”, “Cementarnica USJE AD Skopje” dhe Klubi në fjalë.

Në fakt, ai vetë ka sjellë vendim që t’i ndaj vetvetes mjete financiare nga mjetet e klubit, bile edhe dy personave tjerë, pa thirrur paraprakisht mbledhje të Bordit të drejtorëve, si dhe pa bazë ligjore. Mjetet e ndara janë pjesë e donacioneve dhe sponsorizimeve, si dhe nga vauçerët e Agjencisë për Rini dhe Sport, që nuk guxojnë të paguhen në këtë mënyrë dhe formë. (plusinfo)