Për gati pesë ditë, rrëshqitja e dheut në fshatin Likovë, në vendin e quajtur “Uji i tharët”, po rrezikon shtëpi, përfshirë edhe bagëtitë e një familjeje. Gazeta Lajm dhe Lajm TV, ishte në terren, banorët e rrezikuar kishin lëshuar shtëpitë e tyre dhe kishin larguar gjërat me vlerë nga shtëpija e tyre, deri në pritje të stabilizimit të situatës.
Banorët e kësaj Komune, thonë që kjo pjesë ka qenë gjithmonë e rrezikshme, ata shtoin se e ndjenjë rrezikun dhe presin nga autoritetet të marrin masat e nevojshme.
Më vonë për të parë sesi është gjendja dhe për të kontrolluar shtëpijnë e tij erdhi, Agim Shukriu pronari i njërës nga shtëpit e rrezikuara ai na tha që cdo ditë e më teper gjendja është përkeqësuar, mbërmjen e së premtës, të shqetësuar me familjen, fëmijët e tij e lëshuan shtëpijn, duke i larguar edhe bagëtit që kishin transmeton Gazeta Lajm dhe Lajm TV.
Gazeta Lajm dhe Lajm TV, kontaktoi me Komunën e Likovës të cilët na thanë që tanimë komuna ka ndërmarrë një sërë masash urgjente me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe minimizimin e rrezikut. Nga komuna shtoin se kanë ftuar edhe ekipet inxhinierike të institucioneve shtetërore.




