Kryetarja e Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pellosi propozoi pako të ndihmës ekonomike në shumë prej tre trilionë dollarëve, për të cilat Partia demokratike konsideron se janë të domosdoshëm për luftën kundër pandemisë së Kovid-19 dhe zbutjes së
kolapsit ekonomik.
Pellosi thotë se propozimi është pikë nisëse në negociatat me presidentit Donald Tramp dhe partinë republikane, të cilët me vendosmëri e hodhën poshtë projekt ligjin për lehtësime ekonomike, ndërkaq për të cilin duhet të votohet nesër.
“Asgjë nga ajo, ajo është foshnje e e lindur e vdekur”, tha paraprakisht Tramp.
Kryetari i Rezervave federale, Xherom Pauell sot paralajmëroi se pa intervenim, SHBA-ja rrezikon recesion afatgjatë.
Deputetët në të dy dhomat duhet të votojnë nesër, por Senati tashmë kumtoi se qeri në qershor nuk do të shqyrtohet pako e re e ndihmave. /MIA
Rajon-Botë SHBA: Demokratët propozojnë ndihmë prej tre trilionë dollarëve