Filantropi miliarder, George Soros, ka parashikuar se koronavirusi mund ta sjellë fundin e ekzistimit të Bashkimit Evropian.
Soros e shprehu dyshimin e tij për mbijetesën e bllokut pasi që, sipas tij, është një union i pakompletuar dhe e përmendi udhëheqjen e Gjermanisë në Bankën Qendrore Evropiane si shkaktar për shqetësimin e tij.
“Unë jam veçanërisht i shqetësuar për mbijetesën e BE-së, sepse është një union i pakompletuar”, tha ai në një intervistë për gazetën britanike, “The Independent”.
Miliarderi 89-vjeçar gjithashtu tha se pandemia Covid-19 mund t’i japë fund kapitalizmit. Sipas tij, fakti që BE-ja është e pakompletuar dhe është e mbështetur në sundimin e ligjit e bën Evropën më të ndjeshme se Shtetet e Bashkuara.
“Rrotat e drejtësisë lëvizin shumë ngadalë, përderisa kërcënimet si Covid-19 lëvizin shumë shpejt. Kjo e krijon një problem të veçantë për Bashkimin Evropian”, tha ai.