Parlamenti francez mbrëmë votoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri më 10 korrik.
Disa deputetë edhe në Senat dhe në Asamblenë Kombëtare shfaqën shqetësim për implikimet e ligjit për lirinë individuale, transmeton CNN.
“Për shkak të kësaj, presidenti francez Emanuel Makron do ta dërgojë ligjin deri te Këshilli Kushtetues, trup i cili do të hetojë se a është në përputhje me Kushtetutën franceze”, deklaroi zëdhënësi i Pallatit të Eliseut.
Gjendja e jashtëzakonshme i mundëson Qeverisë kornizë ligjore që të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për luftë kundër pandemisë së koronavirusit, përfshirë edhe kufizimet rrugore dhe masat për distancë fizike./MIA