Në Klinikën Infektive në Prishtinë ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus. Viktima e 28 është një 77 vjeçar nga Rahoveci që ishte edhe në dializë.
Nga Klinika Infektive në Prishtinë njoftojnë se pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse gjatë ditës së sotshme pritet të lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.