Getinjo së fundi ishte i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ ku ndër të tjerash foli edhe për jetën e tij private dhe të mirat që dëshiron tek partnerja e tij.
Reperi thotë se tek fiziku i një femre më së shumti vlerëson sytë e saj, duke thënë se sytë janë pasqyrimi i shpritit të dikujt, dhe komplimenti më i mirë që i ka bërë një femre është pikërisht ‘Sytë i ke shumë të bukur’.
Ndërsa, Getinjo në pyetjen e moderatores se cilat janë tiparet që ai dëshiron tek e dashura është përgjigjur “ Karakteri i fortë, të mos dorëzohet, e dyta mençuria, dhe e treta njerëzia”.