Edhe Alban Mehmeti përfshihet në debatin për dasmat e kësaj vere

Pas vendimit të ministrit Vitia, i cili tha se duhet të anulohen dasmat dhe ahengjet për këtë verë, ka pasur reagime të shumta.

Ishte Labinot Tahiri ai i cili ka qenë më i zëshmi, reagime të tij të cilat nga disa edhe nuk u përkrahën.

Mirëpo Alban Mehmeti mendon njësoj dhe këtë e thotë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Labinot Tahiri shumë mirë e ka, nëse dikush punon duhet të punojmë edhe ne. Vetëm në vitin 2018 nga 10 miliardë qarkullim 10 % janë në muajin korrik, gusht”, ka shkruar ai pranë postimit.