Pacolli: Do të respektoj çdo vendim të Kushtetueses

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacollit, ka mirëpritur vendimin e Kushtetueses për pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi që nominoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

Ai tha se do të respektojë çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

“Mirëpres hapat e ndërmarrë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot pë Dekretin e Presidentit të Republikës. Inkurajoj të gjithë udhëheqësit politikë dhe institucional të presin vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos përdorin veprime apo gjuhë që kërcënon pavarësinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Gjykatës. Unë do të respektoj çdo vendim të marrë nga Gjykata”.

Ai në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që “të respektojë vendimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me masat e marra nga ministri i Shëndetësisë”.

“Qeveria duhet të ndal praktikën e shkeljes së kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”.