Stresi dhe Keisi janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit shqiptar.
Muaj më parë, ata kishin pasur një krizë në lidhje, por më pastaj i kanë lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet dhe janë ribashkuar.
Madje, Stresi dhe Keisi nuk i kursejnë edhe deklaratat për njëri-tjetrin, ku tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Keisi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale, ku një prej tyre e pyeti se çfarë do të ndryshonte tek Stresi.
“Asnjë gjëëëë, thjesht do kisha ndryshuar vendin ku jeton, që të ishte këtu pranë meje”, ishte përgjigja e saj.