Koronavirusi, 31 të shëruar dhe 10 të infektuar në Kosovë në 24 orët e fundit

Pas 250 testeve të bëra të martën në Kosovë, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ai po ashtu ka njoftuar se edhe 31 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

“Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka thënë mes tjerash Vitia.