Niger, për shkak të Ramazanit shkurtohet ora policore

Për shkak të Ramazanit, Qeveria e Nigerit ka shkurtuar orën policore për tre orë, të cilën e vendosi për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).
Në kryeqendrën Namey tashmë shtatë ditë zgjasin protestat për shkak të masave qeveritare të ndërmarra për shkak të COVID-19.

Mediat lokale theksojnë se në kohën e Ramazanit ora policore do të zgjasë prej 21:00 deri në ora 5:00, e jo si më herët prej orës 19:00 deri në 6:00 të mëngjesit.

Megjithatë, Qeveria nuk ka ndryshuar vendimin për lutjet me xhemat në xhami, që është një nga arsyet e protestës.

Të dielën në mbrëmje protestuesit vendosën barrikada nëpër rrugët kryesore të qytetit dhe dogjën gomat. Gjatë protestave u arrestuan 266 persona.