2Ton është artisti i radhës që do sjell projekt të ri muzikor në këtë situatë pandemie, reperi e bëri këtë të ditur me një postim të ndarë në Instagram.
Kënga e radhës do jetë edhe më e veçantë pasi klipi është i punuar me videot e dërguara nga fansat e tij të cilët këndojnë një pjesë së projektit nga shtëpitë e tyre.
‘Boni t’fala’ titullohet kënga, dhe publikohet nesër nga ora 15:00.