Në Mal të Zi janë regjistruar edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Nga Instituti për shëndet publik në Mal të Zi thonë se të gjithë të prekurit nga koronavirusi janë nga Podgorica.
“Janë analizuar mostrat e 85 personave nga të cilët gjashtë dolën pozitiv. Të gjithë të infektuarit janë nga Podgorica”, njoftuan nga Instituti.
Në Mal të Zi deri tani 223 persona janë infektuar me koronavirus.