Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, është shprehur e bindur se Qeveria e Albin Kurttit, do të udhëheq sërish Kosovën, shkruan KosovaPost.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje do të bëjë koalicion vetëm me popullin.
Postimi i plotë i Pacollit:
Po pra “Qeveria e Kurtit do të ishte e para qeveri vërtet reformatore e Kosovës që nga fundi i luftës para 20 vitesh” (Der Spiegel) por disave siç duket nuk iu konvenuan reformat progresive.
“Një rënie e domosdoshme për ngritje të nevojshme”. A.K
#QeveriaKurti përsëri do të udhëheq vendin drejtë zhvillimit e integrimit. Por, kësaj radhe koalicion do të bëjmë vetëm me popullin.
#meKryeministrin