Rusia ka dërguar ekspertë dhe pajisje mjekësore në Itali për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit të ri.
Nëntë aeroplanë rusë Ilyushin zbarkuan në një bazë 30 kilometra larg Romës.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një bisedë telefonike të Shtunën me kryeministrin italian Xhiuzepe Konte, se Moska ishte e gatshme të ofronte shërbime të ambulancës në Itali.
Ministria e Mbrojtjes Ruse tha që misioni përbëhej nga tetë ekipe të lëvizshme nga rreth 100 epidemiologë dhe infektologë, të cilët kishin marrë pjesë më parë në luftën kundër gripit të derrit dhe epidemisë së antraksit, si dhe zhvillimin e vaksinës së Ebola dhe Çuma.