Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 25-të ka miratuar dekret me fuqi ligjore për ndërprerje të gjitha veprimeve për realizimin e zgjedhjeve dhe dhe të gjitha cështjeve lidhur me procesin zgjedhor. “Këtë vendim qeveria e miratoi për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme e shpallur për pengim efikas të futjes dhe shpërndarjes së Koronavirusit COVID-19 dhe për shkak se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk po mbledhet për të anuluar vendimin për shpërndarjen e saj. Në kushte të tilla, e për shkak të nevojës së domosdoshme të zbatohen masat për përballjen me Koronavirusin në vend, qeveria miratoi Dekret për ndërprerje të gjithë veprikeve për zbatim të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që janë caktuar më 12 prill”, njoftoi Qeveria, shkruan Gazeta Lajm. Me këtë Dekret Qeveria e obligon Komisionin shtetëror zgjedhor ta sigurojë dhe ta ruajë dokumentacionin ekzistues zgjedhor deri ne vazhdimin e realizimit të veprimeve zgjedhore dhe zgjedhjeve, që do të vazhdojnë pasi të shpallet ndërprerja e situatës së jashtëzakonshme. “Dekreti poashtu përcakton obligim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në afat prej një dite nga dita e ndërprerjes së situatës se jashtëzakonshme të publikojë në ëeb faqen e vetë afatet e reviduara për vazhdim të veprimeve zgjedhore”, theksohet në njoftimin e Qeverisë. Përfaqësuesit e partive politike në takimin te presidenti Pendarovski u pajtuan për shtyrjen e zgjedhjeve, por kryeparlamentari Talat Xhaferi insistonte se në këtë situatë nuk ka mundësi ligjore për diçka të tillë. Burime diplomatike kanë thënë për Gazetën Lajm se te disa parti politike të njohura për manipulime zgjedhore, janë shtuar apetitet për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill, veçanërisht pasi OSBE/ODIHR ka njoftuar se nuk mund t’i monitorojë zgjedhjet e 12 prillit. Mirëpo me këtë Dekret qeveritar, shpresat e tyre kanë rënë në ujë. Qeveria ka të drejtë të miratojë Dekrete me fuqi ligjore pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Maqedoni Qeveria shtyen zgjedhjet, ia bën “8 me 2” Talat Xhaferit