Spanja punëson 50.000 punonjës shëndetësor

Për shkak rritjes së numrit të personave të infektuar me Kovid 19 në Spanjë në punë do të kthehen mjekët dhe infermierët e pensionuar, ndërsa do të punësohen edhe studentë të mjekësisë, që janë viti i fundit në fakultet.

Në Spanjë dje janë regjistruar 4.360 të infektuar të ri me koronavirusine ri, me të cilët numri i përgjithshëm u rrit 18.077 persona. Ndërkaq dje kanë vdekur 66 pacientë me të cilët numri i rasteve të vdekjes u rrit në 833. Spanja është shteti i dytë evropian pas Italisë me numrin më të madh të të infektuarve.
Ministria spanjolle e shëndetësisë paralajmëroi se do të rekrutojë 50.000 punonjës të ri në shëndetësi.

Në Spanjë nga e diela u vendos gjendje e jashtëzakonshme dhe rreth 74 milionë spanjollë nuk mund të dalin në rrugë, përveç për të shkuar në punë, spital, për të blerë ushqim dhe ilaçe.