Qytetarët e Kosovës i janë përgjigjur një ftese për të protestuar me duke goditur gjësende nga shtëpia kundër veprimeve të fundit politike që po ndodhin Kosovë.
Qytetarë të shumë në të gjitha lagjet e Prishtinës dhe qytete tjera, kanë dal në dritare e banesave, apo në oborret e shtëpive, ku po qëndrojnë, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve politike që po ndodhin në Kosovë, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e virusit korona.
Qytetarët kanë shfrytëzuar mjetet e të ndryshme për të protestuar në mënyrë paqësore, duke bërë zhurma të ndryshme.
Koalicioni qeverisës LVV-LDK ka përjetuar krizën e madhe, pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK-së. Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.
E tërë kjo situatë po ndodh në kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19.